Krime lufte ndaj shqiptarëve, Mali i Zi arreston serbin

Policia në Mal të Zi njoftoi se ka arrestuar një shtetas të Serbisë i cili, mes tjerash, dyshohet për krime lufte mbi shqiptarët gjatë vitit 1999, transmeton Anadolu Agency (AA).

Baby Boo

Policia malazeze ka arrestuar personin me inicialet P.V nga Shapca për të cilin është shpallur fletarrest nga Interpoli, theksohet në njoftimin policor.

Dyshohet se ai ka qenë pjesë e grupit “Shakala”, ku nga 23 deri më 20 qershor të vitit 1999 sulmoi, vrau dhe torturoi civilët shqiptarë, ç’rast u vranë 41 persona.

Ai u arrestua në një lokacion për shkak të ndalesës për peshkim, ndërsa më pas u vërtetua se gjendet në fletarrest të Interpolit nga Beogradi.

Restorant Lumare