Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa minutave në lagjen “Kolovica” në Prishtinë.

Dyshohet se një burrë i moshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij, të cilën e ka lënë të vdekur dhe më pas ka vrarë vetën, raporton Gazeta Express.

Nuk i dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë burrin të vrasë gruan dhe më pas veten.

Forca të shumta të policisë së Kosovës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Baby Boo