Vajza e dëshmorit nga Veshalla magjistron në UT me notë mesatare 10.00


Fatime Tairi ka magjistruar dje në Universitetin e Tetovës me notë mesatare 10.00 në katedrën e Psikologjisë.

Fatime Tairi është vajza e dëshmorit Sulejman Limani nga fshati Veshallë i Tetovës ku njëherit edhe suksesin e saj ja ka dedikuar të atir dëshmor, shkruan Pa Censurë!

Tairi shkruan:

Falenderimi i takon Zotit që më dha forcë dhe vullnet për të përfunduar me sukses ciklin e dytë të studimeve dhe të fitoj titullin Magjistër i psikologjisë klinike dhe këshilluese, falenderoj mentoren time Prof. Dr. Gordana Stankovska për bashkëpunimin dhe mbështetjen e parezervë gjatë këtij rrugëtimi profesional, falenderoj edhe profesorët e mi Prof. Dr. Musa Musai dhe Prof. Dr. Myqereme Rusi për mbështetjen dhe këshillat. Falenderoj familjen time që janë forca dhe mbështjetja ime më e madhe, do të veçoja dy nënat e mia, si dhe babain tim të dytë Nezir Tairi, janë trungu ku unë gjej prehje dhe marr forcë për të vazhduar më tej. Këtë punim ia dedikoj Triumfit tim, burimit të frymëzimit dhe energjisë sime, i kërkoj falje për të gjitha herët që i ka munguar prezenca ime gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional. Gjithashtu këtë titull shkencor ia dedikoj babait tim të ndjerë, dëshmorit të kombit Sulejman Limani, mungesa e të cilit vërehet çdo herë në raste të veçanta si ky i ditës së sotshme, uroj të të kem bërë krenar atje lartë, dhe në fund por jo për nga rëndësia falenderoj bashkëshortin tim Mumin Tairi për mbështetjen e parezervë, këshillat e vyera dhe besimin e palëkundur në aftësitë e mia edhe atëherë kur unë has në dilema se cilën rrugë duhet të zgjedh, ai është aty për të ndriçuar rrugën më të mirë të mundshme për mua!

Baby Boo