Kosovari dënohet me dëbim nga Zvicra, edhe pse këtë nuk e ka kërkuar prokurori


Gjykata Penale e Bazelit ka marrë vendimin që një kosovar 29-vjeçar të dëbohet nga vendi. Ai kishte shkaktuar një vetaksident të rëndë në Liestal në shtator të vitit 2018, me ç`rast kishte vënë në rrezik jetën e pasagjeres së tij.

Mbrojtja tashmë ka njoftuar se do të kundërshtojë vendimin e Gjykatës Penale të Bazelit.

Është interesante se as Prokuroria Publike nuk kishte kërkuar dëbimin e kosovarit të akuzuar. Ajo e ngarkonte atë për rrezikim jete me rastin e aksidentit të rëndë që ai kishte shkaktuar në shtator të vitit 2018. Kjo është një “vepër katalogu”, me të cilën kërkohet dëbimi në vendin e prejardhjes, i personave me shtetësi të huaj.

Baby Boo