Borrell: “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së”


Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është deklaruar para darkës joformale që ka organizuar me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, për çka tha se ky takim ka të bëjë me të ardhmen e përbashkët evropiane.

Në një konferencë të mbajtur para këtij takimi, Borrell ka thënë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. Ai përmendi edhe luftën në Ukrainë për çka kujtoi se lufta e fundit brenda kufijve të Evropës ishte në Ballkan.

“E kemi traditë të takohemi këtu në Bruksel me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor. Është një gjë e mirë për të bërë, është mirë të kemi një shkëmbim thelbësor dhe strategjik e kolektiv dhe të hapur për sfidën në rajon dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane, veçanërisht gjatë këtyre ditëve. Ne u takuam në shtator në Nju Jork, por tani është një situatë krejtësisht tjetër. Në shtator askush nuk mund të priste që do të kishte një agresor që do të kthente luftën në Evropë. Tani ne shohim luftë në kufijtë tanë, mendoj se lufta e fundit në Evropë ishte në Ballkan, tani është në Ukrainë. Sot do të jetë një rast i mrekullueshëm për të diskutuar mbi ndikimin global dhe rajonal të kësaj lufte të Putinit”, ka thënë ai.

Baby Boo