NATO kundër Zelensky për lëshimin e Krimesë


Stoltenberg: Nuk do ta njohim kurrë aneksimin nga Rusia

“Për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës duhet të rikthehemi në pozicionet e para 23 Shkurtit. Në këtë situatë mudn të jemi në gjendje t’i diskutojmë gjërat normalisht”.

Kjo deklaratë e Volodimir Zelensky-t e bërë gjatë një videokonference me përfaqësuesit e institutit britanik me qendër në Londër Chatam House është interpretuar nga mediat perëndimore si një ndryshim i qëndrimit të presidentit ukrainas për çështjen e Krimesë, se Zelensky është i gatshëm të diskutojë me Moskën edhe për kërkesën e tyre që Krimeja e aneksuar në 2014-ën, të njihet si territor rus.

Për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, aleanca nuk mund të njohë kurrë aneksimin e Krimesë nga Rusia apo vendosjen e kontrollit rus në rajonin e Donbassit. Megjithatë, ai thotë në një intervistë për numrin e të Dielës të gazetës gjermane Di Velt se i takon qeverisë dhe popullit ukrainas të vendosin në mënyrë sovrane se çfarë marrëveshjeje paqeje duan të arrijnë.

Për këtë deklaratë reagoi më herët edhe ministri i jashtëm italian Luixhi Di Maio, për të cilin kjo deklaratë e Zelensky-t është e rëndësishme dhe i takon Putinit tashmë të vendosë. Sipas tij, bota nuk mund të mësohet me idenë e një lufte të pafundme në Ukrainë.

Baby Boo