Kontrollohen 10 raste të dyshuar për koronavirus në Kosovë, reagon Instituti shëndetësor


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive të QKUK-së janë trajtuar dhjetë raste të dyshimta me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, pas testimit të analizave në virusin SARS CoV-2, testet kanë rezultuar negative dhe të dhjetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Komunikata e plotë:

Nga data 08.02 deri me 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 52 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme me 04 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dhjetë raste të dyshimta në COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Me datë 04.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar dhjetë pacientë.në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative domethënë të dhjetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS CoV-2.

Nga data 01.02.2020 deri me 04.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 2.164 udhëtarë. Nga Aeroporti “Adem Jashari” 327 udhëtarë, Merdare 973, Vërmicë 658, Jarinje 103, Dheu i Bardhë 43, Hani i Elezit 30, Kullë 17, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë.

Aktivitetet në lidhje me monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së COVID-19.

Baby Boo