Konfirmohet: Dy maqedonas humbin jetën në pushime, një grua rezulton e zhd*ukur


Mirko Micevski dhe Cvetko Mitanovski janë dy personat që humbën jetën ditën e sotme në plazhin e Spillesë në Kavajë.
Pushuesit nga Maqedonia e Veriut hynë në det për tu larë, por dyshohet se janë mb*ytur për shkak të dallgëve të mëdha që kishte sot deti.

Dyshohet se bashkë me dy burrat në det ka qenë edhe një grua, Riste Damkovski, e cila rezulton e humbur dhe fati i të cilës nuk dihet ende.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.
Pak më parë një pushues nga Kosova humbi jetën në Velipojë. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Baby Boo