Pas takimit me Ramën, Erdogan pret në Ankara presidentin serb Vuçiç


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të presë në Turqi Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi vjen menjëherë pas vizitës së Erdogan në Shqipëri ditën e sotme. Mësohet se të martën Vuçiç do të udhëtojë për një vizitë njëditore në Ankara për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Turqi-Serbi.

okusi i takimit do të jenë disa marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndër të cilat është dhe ajo e bashkëpunimit ushtarak, pasi Serbia është e interesuar për të blerë dronët luftarakë turq.

Baby Boo