Joe Biden shkakton huti, thotë se djali i tij vdiq në Irak


Presidenti amerikan, Joe Biden gjatë fjalimit të djeshëm në Kolorado ka kujtuar djalin e tij, për të cilin tha se është vrarë në Irak. Por djali i tij vdiq nga një tumor në tru. Duke folur në Kolorado, ai theksoi rolin që Kampi Hale luajti në stërvitjen e Divizionit të 10-të Malor të famshëm në prag të Luftës së Dytë Botërore.

“Ushtarët amerikanë të Divizionit të 10-të Malor u ngjitën në atë shkëmb natën, i befasuan gjermanët, zunë pozicione kyçe dhe depërtuan vijën e mbrojtjes gjermane në një pikë vendimtare të luftës”, tha presidenti përpara se të prekte temën e vdekjes së djalit të tij.

“Vetëm imagjinoni – e them sinqerisht – e them këtë si babai i një njeriu që fitoi Yllin e Bronztë, një medalje shumë e rëndësishme për shërbimin dhe humbi jetën në Irak. Imagjinoni guximin, guximin dhe sakrificën e vërtetë”, tha Biden.

Beau Biden punoi në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendas për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Ish-prokurori i përgjithshëm i Delaware vdiq në vitin 2015 nga kanceri në moshën 46-vjeçare. Beau vdiq në vitin 2015 pasi luftoi me një tumor të trurit që besohet se ishte shkaktuar nga ekspozimi ndaj djegieve toksike gjatë shërbimit jashtë shtetit.

Megjithatë, kjo nuk është gafa e parë e presidentit amerikan. Ju kujtojmë, në fund të muajit të kaluar, duke iu drejtuar një konference në Shtëpinë e Bardhë, ai i thirri një anëtari të Kongresit që nuk është më në mesin e të gjallëve. Duke dashur të falënderojë organizatorët e konferencës, Biden filloi të pyeste “Jackie, a je atje? Ku është Jackie?”, me sa duket duke harruar se ajo kishte ndërruar jetë. /Telegrafi/

Baby Boo