Konfirmohet: DJ Blunt u ther me thikë sot në Prishtinë


Gjatë ditës së sotme (e premte), reperi i njohur Edon Dedi, i njohur për publikun si DJ Blunt është therur me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Agron Borovci, zyrtar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuar ende nuk ka, mirëpo policia kanë treguar se janë nën hetime për të identifikuar personat që kanë sulmuar reperin.

“Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet më tutje në njoftimin e policisë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me reperin në fjalë për të pyetur rreth rastit, mirëpo i njëjti ka refuzuar të përgjigjet në telefon. /Telegrafi/

Baby Boo