Erdogan akuzon direkt qeverinë saudite për gazetarit


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar për here të pare drejtpërsëdrejti qeverinë saudite për vrasjen e gazetarit xhamal kashoxhi.

Në një botim te publikuar ne Washington Post, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shkroi në lidhje me pikëpyetjet rreth vdekjes së Kashoxhit duke thwnw se urdhri për ta vrarë atë erdhi nga nivelet më të larta të qeverisë saudite.

Publikimi nga gazeta amerikane për të cilën Kashoxhi ka punuar, është akuza më e drejtpërdrejtë e bërë nga Erdogan deri tani kundër Sauditëve

Erdogan shpjegoi për Washington Post se një muaj pas vdekjes së Kashoxhit, Ankaraja ende nuk e di ku janë pjesët e trupit të gazetarit. Ai e quajti vrasjen e Khashoggi “të pashpjegueshme”.

Presidenti shtoi se nuk beson se monarku i Arabisë Saudite kishte vrarë gazetarin. “Unë nuk besoj për asnjë një sekondë që mbreti Salman, urdhëroi goditjen në Khashoggi,” nwnvizoi Erdogan.

Por ai ka sqaruar se të dy vendet”gëzojnë marrëdhënie miqësore”, duke shtuar se miqësia e gjatë nuk do të thotë se Turqia do të mbyllë një sy në vrasjen e paramenduar .

Zyrtarët turq mendojnë se Khashoggi u mbyt kur sapo hyri në konsullatën saudite dhe se trupi i tij u shpërbë.

Baby Boo