Arr*estohet anëtari i Kryesisë së OVL të UÇK-së, Faik Fazliu


Mbrëmë rreth orës 22:40 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren është arr*estuar Faik Fazliu, pasi dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor.
Zyrtari policor, sipas policisë ndodhej në detyrë zyrtare duke asistuar inspektorët e AUV-it në një kafiteri, lidhur me mosrespektimin e masave antiCOVID.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Kanosje ndaj personit zyrtar”.
Lajmin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës në Policinë Rajonale të Prizrenit.
“I dyshuari F. F lindur në vitin 1977, ka kanosur verbalisht personin zyrtar gjate kryerjes se detyres zyrtare. Zyrtarët policor po asistonin ne kontrollimin e nje lokali (kafiteri) se bashku me inspektoret e AUV-it, lidhur me mosrespektimin e masave anti Covid19.

I dyshuari eshte shoqeruar ne stacionin policor ne Prizren.
I dyshuari eshte intervistuar nga he*tuesi kujdestar dhe me aktvendim te Prokurorit inicohet rasti per “Kanosje ndaj personit zyrtar” dhe i dyshuari te ndalet ne Qendren e mbajtjes per 48 orë.
Rasti eshte nen he*time”, tha ai.

Baby Boo