Shoqet e Adelinës së vrarë nga vjehrri japin detaje tronditëse


Ditë më parë në mediat zvicerane është raportuar për vrasjen e një gruaje të re nga vjehrri i saj, të dy me prejardhje nga Kosova.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një grua, 24-vjeçe, e cila siç pretendohet ishte viktimë e një sulmi nga vjehrri i saj 56 vjeçar – ngjarje kjo e ndodhur në Pratteln të Kantonit Basel-Landschaft.

Siç ishte raportuar, mbetet e paqartë fakti se pse kosovari 56 vjeçar e kishte vrarë të renë dhe nënën e nipit të tij 4 vjeçar.

Dhe lidhur me këtë mediat kishin kontaktuar një përfaqësues të familjes së dorasit, i cili kishte thënë se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje” duke supozuar se “ndoshta nusja e ka sulmuar, pasi që edhe ai ishte plagosur, në dorë”.

Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.

Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore – prej nga ka mundur të vije deri tek përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve.

Baby Boo