Komandat Kaçaku demanton mediat maqedonase: Nuk janë kërcënuar ai është realiteti!


Pas letrës së dërguar nga Nasuf Beqiri apo siç njihet në opinion Komandant Kaçaku, drejtuar politikanëve shqiptarë që të angazhohen në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, një pjesë e mediave maqedonase e kanë interpretuar si “Kërcënim nga grupi terrorist i Lagjes së Trimave: Pjesëtarët e UÇK-së të gatshëm për aksion, në Lagjen e Trimave u zbatua Platforma e Tiranës”

Nasuf Beqiri, Komandant Kaçaku në një deklaratë për Pa Censurë ka reaguar ndaj shkrimeve të mediave maqedonase duke thënë: “Fjalët që kam shkruar nuk janë kërcënime, janë realiteti, në atë realitet besojmë dhe asaj rrugës i jemi nisur. Ne për atë ideal jemi të gatshëm të japim jetën dhe të njëjtit i qëndrojmë besnik gjithë jetën”, deklaroi Kaçaku,ai gjithashtu tha “U’a bej me dije politikanëve shqiptarë, se nëse nuk pranon Qeveria e Maqedonisë të rrumbullakohet marrëveshja e Ohrit, duhet të del nga qeveria partneri shqiptarë, ne do ja fillojmë ku e kemi lënë në vitin 2001. Sa i përket që ne jemi në burg, për këtë sa më parë të merren masa që të zbardhet rasti ynë, sepse bota e di që ky është një montim, kjo ka qenë një tradhti por, urdhërojmë të merren masa që ky rast të zbardhet sa më shpejtë, thotë mes tjerash Kaçaki.


Ju prezantojmë letrën e plotë të Kaçakut e cila ngjalli mjaft reagime!

Unë, Nasuf Beqiri, i burgosur padrejtësisht nga një shtet artificial, që i torturon të burgosurit dhe i vret të dorëzuarit në rastin Kumanova, ju kërkoj të punoni korrektësisht për respektimin e marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje që është kushti minimal për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë në IRJM. Po jua bëj me dije se ne kemi hyrë në Kumanovë po me atë platformë që ju po thoni tash se është “Platforma e Tiranës”, se atë platformë e kemi shkruar në Kumanovë nën udhëheqjen e Mirsadit. Kjo kërkon përgjegjësi nga ju: mos u shitni aq lirë duke e devalvuar atë platformë për shkak të pranisë juaj në qeverinë e “Titos të vogël”, Zaevit! Qendroni besnikë kësaj platforme dhe, nëse Tito Zaev nuk respekton parimet e saj, dilni nga qeveria!

Pse po na quajnë “terroristë” kur ne terror nuk kemi bërë. Është shteti sllavo-maqedonas terrorist sepse kishte ardhur të na vret në gjumë dhe i ka terrorizuar banorët e Kumanovës duke përdorur edhe armatim të rëndë kundër nesh! Ne kemi qenë pjesë e UÇK-së që e ka njohur bota si një ndër ushtritë më të mira në botë, ushtri që ka respektuar të gjitha rregullat e luftës; ndërkohë që maqedonasit nuk i kanë respektuar sepse kanë vrarë pas dorëzimit Mirsadin dhe Begun, duke shkelur kështu edhe Konventën e Gjenevës! Kërkojmë nga Ali Ahmeti të zbardh këtë rast plotësisht e të mos na lejojë në burg pasi na kanë shfrytëzuar për interesa personale!

Ne jemi duke u gjykuar nga një gjykatë joneutrale dhe njëanshme dhe këtë gjykatë nuk e njohim! Kërkojmë ndihmë nga Evropa dhe SHBA, nga miqtë tanë më të mirë e më të fortë dhe kërkojmë gjyq ndërkombëtar. Për shkak të torturave të vazhdueshme që ky shtet maqedonas na kanë bërë, duke na rrahur në stacion të policisë, në makinat e transportit nga burgu në gjyq apo madje edhe brenda godinës së gjykatës, janë shkelur të gjutha ligjet e luftës sa i përket pengjeve dhe nuk na garantohet as jeta!Në fund ju themi se jo krejt UÇK është në burg, djemtë e UÇK janë kudo në trevat shqiptare dhe, nëse ju nuk jeni në gjendje të punoni për interesat e popullit shqiptar nën IRJM, ata do t’i sjellin, në fund, shumë të dëshiruarën LIRI!

Baby Boo