Mozzik i përgjigjet Sinan Vllasaliut: Besën e ki, nëse m’falë Zoti djalë, në syneti të tij, ti ki me qenë këngëtari


Gjatë një interviste të dhënë dje, Sinan Vllasaliu pati fjalë jo të mira për dy artistë të estradës, Don Xhonin dhe Mozzikun.

Me këtë të fundit ai u tregua mjaft i ashpër, teksa komentoi njërën nga këngët e reperit të titulluar “Shko”.

“A është normal ky, çka i duket mirë, çka janë këto fjalë, ky është turpi i botës, nëse e merr gjuhën e rrugës të bësh karrierën kjo është zero, nuk kam koment”, u shpreh Vllasaliu për këtë tekst kënge të Mozzikut.

E në postimin e bërë në faqen zyrtare të Gazeta Online Reporteri në Facebook, Mozzik ka reaguar ndaj kësaj deklarate të Sinan Vllasaliut.

I njëjti ka shkruar se nëse një ditë do të bëhet me një djalë, do thërras Sinan Vllasaliun t’i këndojë në synetin e djalit të tij.

“Faleminderit Axha Sinan ! Besen e Zotit e ki qe m’fal Zoti djale , n’syneti t’tij ti ki me qene kengetari!”, ka qenë komenti i Mozzik.

Baby Boo