KJO ËSHTË DEKLARATA E TALAT XHAFERIT PAS PËRFUNDIMIT TË REFERENDUMIT


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas përfundimit të votimit për referendumin tha se referendumi ka kaluar në mënyrë të qetë. Ai uroi të gjithë institucionet për realizimin e referendumit.
“Qytetarët vendosën për themelet e ardhshme të Maqedonisë. Qytetarët treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane.
Ai tha se personalisht nuk ka votuar në Forinë, ku në të gjithë zgjedhjet ka votuar.
“Shpresoj se kjo të jetë rast i veçantë lëshim që ka mund të ndodhë dhe për këtë arsye mendoj se pesha e votës është e barabartë”, tha Xhaferi, raporton SHENJA.

Baby Boo