Aksident i rëndë në hyrje të Strugës, 4 të lënduar! (FOTO)


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, në orët e pasdites në hyrje të qytetit të Strugës, ku dy vetura janë aksidentuar dhe si pasojë ka katër persona të lënduar.

Familja me prejardhje nga Struga por me vendbanim në Zvicër gjatë udhëtimit për në vendjlindje, pikërisht në hyrje të qytetit kanë humbur kontrollin e makinës dhe përplaset me një automjet tjetër.

Shoferi i makinës është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa tre personat tjerë në veturë, janë në gjendje të qëndrueshme.

Kanë qenë udhëtarët e rastit të cilët kanë ndaluar makinën dhe i kanë nxjerrë shoferin nga vetura, ndërsa për disa minuta ka ardhë në vendngjarje edhe policia bashkë me zjarrëfiksin dhe automabulancën. Pa Censurë

 

Baby Boo