Kim Mehmeti:”Nëse do isha banor i Prishtinës, pa mëdyshje se do votoja për Arben Vitin!”


Kim Mehmeti dje (13.11.2021) ka postuar në platformën Facebook, në profilin e tij personal një shkrim ku tregon mbështetjen e tij për politikanin Arben Vitia, ai madje ka shkruar se:”Nëse do isha banor i Prishtinës, pa mëdyshje se do votoja për Arben Vitin”.

Postimi i plotë i Mehmetit:”Nëse do isha banor i Prishtinës, pa mëdyshje se do votoja për Arben Vitin!
Të zgjedhurit tanë e shpërfaqin edhe përgjegjësinë ndaj vetvetes, vetëdijen tonë politike si dhe, shumëçka tjetër që ka të bëjë me votuesit e tyre.
Arben Vitia është ndër të paktit politikanë shqiptarë që njoh unë, e që e ka kuptuar se votuesit janë punëdhënës e të zgjedhurit, e jo zgjedhësit shërbëtorë të tij.
Andaj do ndjehesha mirë nëse do më përfaqësonte një politikan si Arben Vitia.” përfundoi ai.

Baby Boo