Rrahje ndërmjet dy grupeve në “Burgun e Shutkës”, lëndohet një i burgosur


Një i burgosur ka mbetur i plagosur lehtë në zonën e krahut gjatë një rrahje ndërrmjet dy grupeve të të burgosurve që ka ndodhur sot në burgun e Shuto Orizares.

Ngjarja ka ndodhur kur dy grupet rivale po dilnin për shëtitje të përditshme, por situata është vënë shumë shpejt nën kontroll pas ndërhyrjes së sigurimit të burgut.

Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura për momentin. Burime nga burgu i Shuto Orizarit thanë për TV Telma se po hetohet për shkaqet dhe mënyrën e ngjarjes dhe po shqyrtohen pamjet e kamerave të sigurisë, pas së cilës, siç bënë të ditur, do të vijojë një njoftim zyrtar.

Baby Boo