Kërkoi t’i hiqnin oksigjenin për t’i thënë fjalët e fundit, nëna vd*es nga Covid pranë vajzës së saj


Një grua, e cila pa nënën e saj duke vdekur pranë saj në spital pasi ato u prekën nga COVID-19, u është lutur njerëzve të ndjekin masat parandaluese.

Sipas BBC, Maria Rico, 76 vjeçe nga Leicestershire (Angli) hoqi maskën e saj të oksigjenit për t’u folur dy vajzave të saj për herë të fundit, pavarësisht se e dinte që kjo do të përshpejtojë vde*kjen e saj. Anabel Sharma e përshkroi momentin si pikëllues, por tha se ishte e lumtur që nëna e saj nuk vdiq e vetmuar.

Dhe ajo ka publikuar një fotografi të tyre të fundit, për të rritur ndërgjegjësimin për virusin. Sharma nga Whitwic tha se nëna e saj kishte vd*ekur rreth gjysmë ore pasi i ishte hequr maska.

“Nëna ime u kërkoi atyre t’ia hiqnin maskën dhe ata thanë ‘sapo ta heqim këtë, ju nuk do të keni shumë kohë”. “Ajo tha, ‘Po, unë e di, por kam pasur mjaft kohë”, tha Sharma 49 vjeçe.

“Kishim rreth pesë minuta kohë me të kur ajo ishte në gjendje të fliste, më pas ajo humbi ndjenjat”.

Baby Boo