“Kërkesat bullgare janë të ashpra”!


Periudha deri në samitin e BE-së në dhjetor është shumë e shkurtër për një zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vlerëson kryetari i Këshillit të Ambasadorëve, Muhamet Halili.
Sipas tij, angazhimi i SHBA-së dhe disa vendeve të BE-së mund të ndikojë në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në fillim të vitit të ardhshëm.

“Nuk jam optimist se ajo do të bëhet më 14 dhjetor për shkak të periudhës së konstituimit të Qeverisë së re eventuale. Edhe ajo mund të dështojë, por, megjithatë ka aludime pozitive në këtë aspekt dhe kjo do të bëjë që një nisje reale e negociatave të mund të ndodhë pas janarit”, tha Muhamet Halili, Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.

Sipas Halilit, fituesit e zgjedhjeve parlamentare që pritet të formojnë qeverinë e ardhshme bullgare është e vërtetë se kanë modifikuar qëndrimet e paraardhësve të tyre. Halili vlerëson se palët nuk duhet të përqendrohen vetëm në çështjet historike mes dy popujve por në marrëdhëniet mes dy shteteve. Kërkesat bullgare ndaj Shkupit zyrtar i konsideron të ashpra.“Tash për tash ata kërkesa janë shumë të ashpra. Ka një pjesë e tyre të cilat mendoj se kështu siç paraqiten në këtë mënyrë dhe në këtë çast janë të parealizueshme. Kjo ka të bëjë me gjuhën dhe identitetin e maqedonasve. Por partitë politike në Bullgari dhe qeveria bullgare duhet të jetë e vetëdijshme se nuk është populli maqedonas ai i cili hyn në BE por është shteti i Maqedonisë”, u shpreh Halili.

Halili megjithatë kërkon që Bullgaria të mos vazhdojë ta keqpërdorë të drejtën e vetos në raport me Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo