Kërçovë, dy automjete për transport publik përjashtohen nga komunikacioni


Në tërë rajonin e SPB Ohër, dje janë kryer kontrolle të përforcuara në komunikacion, posaçërisht orientuar drejtë automjeteve të cilat bëjnë transportin publik të udhëtarëve.

Nëpunësit policor kanë kryer kontroll në Kërçovë në gjithsej 60 automjete motorike, prej të cilave në kontroll shtesë në stacionet për kontrolle teknike janë dërguar 24 automjete të cilat bëjnë transport publik të udhëtarëve.

Nëpër stacione, janë konstatuar gjithsej dy parregullsi, prej të cilave, njëra probleme me pajisjen për frenim.
Gjatë kontrolleve, nga komunikacioni janë përjashtuar dy automjete me të cilët është kryer transport publik i udhëtarëve.

Nëpunësit policorë në Kërçovë kanë dhënë gjithsej dy urdhërpagesa për kundërvajtje.

Baby Boo