KËRCËNON LIVE BASHA: PO PREKËT TEATRIN, DO U VEMË MINA KULLAVE


Ka vijuar me tone të ashpra qendrimi i kryedemokratit Basha në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri.

Basha para gazetarëve ka kërcënuar se nëse qeveria do i vendosë minat Teatrit, do jetë pikërisht opozita dhe kundërshtarët për prishjen e Teatrit, që do t’i vendosin mina kullave që pretendohet se do të ndërtohen.

“Nëse kanë ndërmend ti vënë mina Teatrit, do i vëmë mina kullave. Nëse vihet dorë mbi Teatrin Kombëtar, mina apo rruspa, të njëjtën gjë e pret çdo projekt mafioz, minat ose rruspat! Ne do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, por njoftimin do ta bëjmë publikisht me shkrim: Minat dhe rruspat i presin dhe kjo është më e pakta, se i pret një gjë më e rëndësishme, një kontroll që do t’u duket Vetingu si piknik. Ky është terrorizëm shtetëror. Nëse ke shkatërruar Gjykatën Kushtetuese, quhet terrorizëm shteteror.”- u shpreh Basha.

Baby Boo