Urko u paraqit në gjykatë, dëshmon për mercedesin


Ish shefi i sigurimit të Nikola Gruevski, Dejan Mitrovski Urko, arriti në Gjykatën Penale në Shkup këtë mëngjes për të dëshmuar për blerjen e Mercedesit.

Ai duhej të paraqitej edhe në gjykimet e mëparshme. Gjyqtari u’a bëri me dije avokatëve të Gruevskit që t’i kërkonin atij të vijë me telefon, por ata nuk arritën ta kontaktojnë. Gjykatësi tha nëse nuk do të vije sot, atëherë do ta heqë atë nga lista e dëshmitarëve.

Përveç Urkos edhe Zoran Vasilevski u shfaq në seancën e sotme, ai nuk u paraqit në seancën e mëparshme për shkak se ishte në njëvizitë zyrtare.

Sot, ekspertët duhet të dëshmojnë dhe lexojnë raportin e tyre. Pastaj, respektohet mbrojtja e provave me shkrim.

Në dy seancat e mëparshme në gjykatë, gjithsej 19 persona u pyetën nga Gruevski dhe avokatët e tij. Të gjithë ishin pjesë e ekipit të sigurisë në kohën kur ai ishte kryeministër dhe të gjithë e theksuan gjendjen e dobët të Mercedes-it pdhe nevojën për të blerë një makinë të re.

Përveç Gruevskit, akuzohet edhe ish ndihmësministri i Ministrisë së Brendshme, Gjoko Popovski dhe ish-ministrja Gordana Jankulovska.

Baby Boo