Keni shtuar kile?! Dieta në mjekësinë e Profetit Muhamed (a.s.)


Kërkesa për një mjekësi ndryshe

Një herë pyeta një mikun tim amerikan i cili sapo ishte diplomuar si mjek se ku shkonte për t’u vizituar kur ishte sëmurë. Përgjigja ishte e habitshme, ai dhe disa kolegë të tij shkonin tek një mjek popullor. Kjo më kujtoi mjekun tim të familjes i cili nuk besonte tek mjekësia moderne dhe ilaçet industriale. Ai gjithmonë më thoshte: “Merre djalin në shtëpi dhe sigurohu që të ushqehet mirë”.

Preferenca për një mjek popullor mbi mjekun profesionist vinte si pasojë e pakënaqësisë së tij ndaj literaturës mjekësore që kishte mësuar gjatë viteve të studimit, siç mësova më vonë. Ai ndjehej sikur i kishin mësuar vetëm parime të cilat sipas mendimit të tij “bënin më shumë dëm se dobi”. Ai besonte se ishte trajnuar të “mjekonte simptomat duke përdorur kimikate” dhe që profesioni i tij nuk kishte të bënte fare me kujdesin ndaj personit. Ai më tha se sa herë që përfundonte turnin ndjehej sikur kishte mashtruar vetveten duke mos bërë atë që donte në të vërtetë.

Mendimi i këtij mjeku mund të duket jo normal dhe të shikohet si i prapambetur nga mjekët e tjerë, por pikëpamjet e tij ngrenë çështje interesante të rëndësishme për profesionistët dhe pacientët e interesuar.

Në vendet perëndimore ka një interes në rritje të mjekësisë alternative dhe lindore që përkon në shumë aspekte me mjekësinë islame, të quajtur ndryshe edhe El Tibb el Nebevi, mjekësia e Profetit (as.). Kjo mjekësi është e bazuar kryesisht mbi Hadithet Profetike por përfshin edhe traditat arabe, greke dhe indiane të mjekësisë që nuk janë në kundërshtim me parimet islame.

Himya, parandalimi me anë të dietës

Mjekësia moderne e praktikuar ka arritur në përfundimin se dieta luan një rol kyç për të pasur një trup të shëndetshëm dhe vëmendja e duhur kushtuar saj do të zvogëlojë mundësinë për sëmundje dhe trajtime mjekësore në të ardhmen. Rëndësia e dietës është një parim universal pothuajse në të gjitha kulturat dhe fetë botërore. Në çdo kohë dhe vend nga Evropa deri në Kinë mund të gjesh këshilla të shkruara ose jo mbi dietën. Profeti i Islamit, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, vendosi themelet e një diete të shëndetshme të cilat çuan në zhvillime të mëdha në mjekësinë arabe dhe islame. Ai porosit: “Stomaku është depozita e organizmit dhe venat marrin ushqim nga ai. Nëse ai është i shëndetshëm, venat i dërgojnë organizmit ushqim të pastër, nëse ai është i sëmurë, venat i dërgojnë organizmit helme.”
Termi himya përdoret për të shprehur dietën dhe parandalimin me anë të saj. Harithi, “Doktori i Arabëve”, ka thënë: “Himya është burimi i çdo shërimi dhe stomaku është shtëpia e çdo sëmundjeje.” Për të bërë më të qartë se çfarë të kuptojmë me Himya do të kujtojmë ngjarjen kur Profeti dhe kushëriri i tij Aliu ishin të ftuar për të ngrënë në shtëpinë e Ummu el Mandari. Muhamedi, paqja qoftë mbi Të, filloi të hante dhe ndaloi duke i thënë Aliut: “Ti sapo e ke marrë veten nga një sëmundje.” Ai i dha atij pak elb dhe chard dhe i tha: “Kjo është më e mirë për ty.”

Himya ka tre funksione: 1) përdoret si kurë; 2) përdoret për të mbajtur shëndet të mirë; 3) përdoret së bashku me kura të tjera mjekësore për të ndihmuar shërimin

Dieta dhe ekuilibri

Kurat dietetike jepen në përputhje me llojin e disekuilibrit ushqimor. Disa ushqime janë konsideruar si “të njoma” dhe disa të tjerë si “të thata”. Ata janë e kundërta e njëri tjetrit. Shembulli më i bukur dhe më i thjeshtë gjendet në këshillën e Profetit Muhamed: “Temperatura e lartë vjen nga zjarri, shuajeni atë me ujë.” Një shembull tjetër është fërkimi i lëkurës së thatë me vaj ulliri. Dikush mund të thotë se këto ide janë logjikë e zakonshme dhe jo parime të vërteta mjekësore. Sidoqoftë, duke nisur nga këto shembuj “të thjeshtë” u vunë bazat e mjekësisë Islame e cila u zhvillua më tej në mjekësinë moderne. Al-tibb el-Nabawi pati ndikim të madh mbi kirurgë dhe mjekë të tillë si Ibn Sina dhe al-Hazen. Duket se me përparimin e shpejtë të shkencës, u harruan këto baza të thjeshta të mjekësisë. Ndërsa sot gjendemi përsëri përballë me idenë “e vjetër” të një diete të ekuilibruar.
Dieta normalisht përshkruhet si përzierje e tre ushqimeve, proteina, yndyrna dhe sheqerna. Pjesët strukturore të qelizave njerëzore janë proteinat. Janë ato që i mbajnë qelizat në formën që kanë. Ato janë gjithashtu jetike për funksionimin e tyre. Çdo proteinë është e ndërtuar nga një zinxhir hallkash më të vogla që quhen aminoacide. Organizmi i njeriut ka nevojë për 20 aminoacide për të ndërtuar proteinat që i nevojiten. 14 nga këto mund të prodhohen vetë nga organizmi. Pjesa që mbetet duhet të merret me ushqimet. Akademia Amerikane e Shkencës rekomandon 0.8 gr proteina për kilogram peshë trupore. Koncepti i ekuilibrit është shumë i rëndësishëm. Deri kohët e fundit është pranuar nga të gjithë se mishi i kuq është një burim ideal për proteinat. Një studim britanik është interpretuar sikur dieta vegjetariane e përmirëson shëndetin e njeriut. Arsyeja për këtë është se me marrjen e sasive të mëdha të mishit, merret gjithashtu edhe një sasi e madhe yndyrë e dëmshme shtazore. Kjo ishte kuptuar mirë që nga koha e Sahabëve te Profetit. Ai u tha atyre: “Mbreti i ushqimeve për të gjithë njerëzit në këtë botë dhe në tjetrën është mishi.” (transmetuar nga Ibn Maxhe). Omeri gjithashtu i paralajmëroi: “Bëni kujdes me mishin sepse në të ka dëm ashtu siç ka dëm tek vera”. Një tjetër Sahab ka thënë: “Mos e bëni stomakun tuaj një varrezë për kafshët që hani.” Dieta e ekuilibruar është jetike. Proteinat e “gradës së dytë” të gjetura tek drithërat dhe legumet janë po aq efektive kur kombinohen me ato të gradës së parë të gjetura tek mishi. Sipas idesë së Ibn al Qayum, al – Tibb al-Nabawi edhe tashmë është gjerësisht e pranuar se mishi i kuq është jetik por bëhet më pak i dëmshëm nëse konsumohet i shoqëruar me perime.

Baby Boo