EKSKLUZIVE: Kurti e heqë taksën ndaj Serbisë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta heqë taksën ndaj Serbisë javën e ardhshme, reciprocitetin s’e zbaton në terren!
Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri Albin Kurti, duket se ka hyrë në telashe me amerikanët.
Raportimet e fundit flasin se ai të mos e ketë mbajtur fjalën e dhënë zyrtarëve amerikanë për heqjen e taksës dhe mos vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.
Burimet e besueshme nga SHBA-ja kanë thënë se “Kurti është në telashe serioze me Amerikën”.

Amerikanët besojnë se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit.
“Ekziston një numër zyrtarësh amerikanë të cilët besojnë se ai i ka gënjyer ata lidhur me çështjen e taksës dhe se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit”.
Gjithashtu, gjithmonë sipas burimeve, Kurti ua ka bërë me dije amerikanëve se po mbështetet tek evropianët në vend të tyre.
E tashmë i gjendur në presion të madhe, jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga AAK-ja e Ramush Haradinaj që angazhohet për mos heqjen e taksës, Kurti pritet javën e ardhshme ta merr vendimin.

Burime të sigurita të Ballkani.info bëjnë të ditur se javën e ardhshme, të mërkurën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë do të hiqet taksa/tarifa 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe atyre nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Pas këtij vendimi, Kurti do të vendos reciprocitet, të cilin nuk do ta zbatojë menjëherë në terren”.
E një kthesë e tillë e Kurtit nga ato që ka deklaruar në vazhdimësi se taksën do ta heqë, por jo pa e vendosur reciprocitetin, atë e zhvesh edhe nga një premtim tjetër i pambajtur.

Heqja e taksës javën e ardhshme do ta nxisë AAK-në që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kundër këtij vendimi, ashtu siç ka paralajmëruar. Nuk është ende e qartë nëse AAK-së do t’i bashkohen edhe dy partitë tjera opozitare në këtë iniciativë, PDK-ja dhe Nisma.
Nëse hiqet taksa, partia e ish kryeministrit Haradinaj ka paralajmëuar edhe protesta.

Baby Boo