Edi Rama: I uroj festën Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Vlora uroi të gjithë shqiptarët për ditën e pavarsisë së Shqipërisë.
Në një prononcim për media Rama u shpreh: “Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Baby Boo