Karantina do të zgjasë deri në fund të korrikut

Maksimumi i pacientëve të infektuar me koronavirus tek duhet të ndodhë në botë, kurse karantinat mundtë zgjasin deri në mes të verës, sipas modelit të zhvilluar nga Kompanitë amerikane për konsalting në Boston (BCG).

Baby Boo

Karantina dhe mbyllja e kufijve, si rezultat i pandemisë së koronavirusit mund të mbeten në fuqi edhe në vendet më të zhvilluara të botës deri në javët e fundit të korrikut sipas skenarit më të keq, kurse deri në mes të qershorit sipas skenarit më të mirë, thotë analiza e BCG.

Prognozat e ekspertëve që kanë përgatitur këtë analizë thonë se piku në SHBA do të jetë në javën e parë të muajit maj, kurse në Britaninë e Madhe tek në javën e tretë të majit.

Në të njëjtën kohë, piku i epidemisë do të jetë edhe në Brazil, vend i cili për momentin është një ndër vendet e rralla që nuk ka zbatuar masa të plota të izolimit, por në disa rajone ka rregullativa për kufizim të lëvizjes dhe sjelljes. Në Francë, kulmi i epidemisë pritet të jetë në javën e tretë të muajit maj.

Kulmi i epidemisë nën Rusi pritet në javën e parë të majit, kurse në Indi në javën e tretë të qershorit. Argjentina do të ketë numër më të madh të infektuarve në javën e katërt të majit, Gjermania në javën e parë të majit, kurse Australia në javën e dytë të majit. Studimi ka përfshirë 20 vende./Gazeta Lajm