Dramë në një shkollë fillore të Shkupit: Nxënësi rrihet keq nga shoku i klasës, i çahet pjesa mbi buzë


Një dramë e vërtetë ka ndodhur në shkollën fillore “Vlado Tasevski në Karposh të Shkupit. Në një lojë fëmijësh, njëri nga fëmijët ka vendosur të përleshet me shokun e klasës së shtatë, duke i shkaktuar një lëndim që është përshkallëzuar me qepjen e fëmijës në spital. Ky rast është shënuar edhe në buletinin e MPB-së.

– “Me datë 26.12.2023 në ora 20:30 në SPB Shkup, DM (38) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 10:00 në oborrin e shkollës në zonën e Karposhit pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga shoku i tij i mitur i klasës, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Baby Boo