Aksident me fatalitet në rrugën Manastir – Demir Hisar


Një shoferë ka humbur jetën në një aksident në rrugën Manastir-Demir Hisar, njoftojnë nga MPB.

“Në rrugën Manastir – Demir Hisar, në vendin e quajtur “Beli Most” para fshatit Lisolaj, vetura “Ford Fiesta” me targa të Demir Hisarit, drejtuar nga A.A.(46) nga Manastiri, ka dalë nga rruga.

Shoferi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës. Policia njoftoi se në vendin e aksidentit kanë dalë Prokurori Publik dhe grup hetimor nga SPB Manastir.

Baby Boo