Vaksina e ”Moderna”-s kundër Covid-19 jep rezultate të mira te të moshuarit


Vaksina kundër Covid-19 e zhvilluar nga kompania amerikane ”Moderna”, e cila ka arritur fazën e tretë të provës, ka dhënë një përgjigje të mirë imune tek të moshuarit dhe efektet anësore janë ”kryesisht të lehta ose të moderuara”.

Rezultati konfirmohet nga të dhënat e fazës së parë të provës, botuar në revistën ”New England Journal of Medicine”, sipas të cilit përgjigjja imune është e ngjashme me atë të arritur tek të rriturit.

Studimi përfshiu 40 persona mbi moshën 56 vjeç, të cilëve iu dhanë dy doza me një muaj diferencë kohore. Përgjigjja e antitrupave duket e ngjashme me atë të dokumentuar mbi ata që morën vaksinën mes moshave 18 dhe 55 vjet.

Baby Boo