Karakamishva: Nuk dua as kunguj të mbjell me Zaevin, e lë më ta ndajë pushtetin


Nuk e priti as kryetarin për t’iu përgjigjur kryeministrit, i cili dje tha se i ka ofruar VMRO DPMNE-së që ta marr në qeveri dhe bashkërisht ta zbatojnë marrëveshjen me Greqinë. Dikur analistja e pavarur Tanja Karakamishva, e cila tanimë është pjesë e VMRO DPMNE-së, i tha Zaevit se me të nuk do të dëshironte as kunguj të mbjell, e lë më ta ndajnë pushtetin.

U përgjigj edhe kreu i opozitës, Hristijan Mickovski. Ai tha se mandatet për qeveri dhe funksione i jep populli, e jo, siç i quajti ai, individë që mundohet nëpërmjet agjendave të caktuara të shpëtojnë karrierën.

“Ofertat e ndryshme joformale, përllogaritjet matematikore për pjesëmarrje në Qeveri, e cila duhet të miratoj dhe realizoj marrëveshjen me Greqinë, i vlerësoj si propozime të padenja, jashtë parimeve të mija morale. Dhe kur tashmë është më se e dukshme se po fundosen, dhe gjatë fundosjes po vazhdojnë të gënjejnë dhe shpikin disa kërkesa për amnisti, që duhet ta mbulojnë dëshpërimin.

Por, po trokasin në derë të gabuar, siç kam theksuar edhe më parë, kompromise me parimet e mia nuk do të ketë”, tha Hristijan Mickocki – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zoran Zaev, gjatë ditës së djeshme në intervistë për 1tv, disa herë u ankua në sjelljen e opozitës dhe të presidentit, të cilën e konsideron jo serioze. Ai tha se oferta për bashkëqeverisje si dhe ligji për qeveri kanë treguar për bujarinë që e ka qeverisja e udhëhequr nga ai.

“I dërgova ftesë VMRO-DPMNE-së që të hyjë në Qeveri, deri sa nuk bëhemi anëtare të NATO-së, por edhe këtë e refuzuan. U hesht pak që më pas të thonë se “ne nuk e kemi kërkuar atë nga ju”. Kërkonin ndryshime që të përgjigjen të gjithë, përveç politikanëve”, u shpreh Zoran Zaev – kryeministër.

Kryeministri pranoi edhe ligjin për financimin e partive politike, e gjithë kjo siç tha ai ka qenë vetëm në shkëmbin të thirrjes që duhej ta bëj VMRO DPMNE tek anëtarët e vet që mos të bojkotohet referendumi. Por sipas Zaevit, VMRO DPMNE kishte ardhur në tryezën e bisedimeve vetëm me një qëllim, amnisti për ish pushtetarët.

Baby Boo