Pendarovski: “Reformat janë të nevojshme jo vetëm për shkak të kritereve për anëtarësim në BE”


Reformat nevojiten jo vetëm për shkak të përmbushjes së kritereve formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe për shkak të besimit të qytetarëve në shtetin amë dhe institucionet e saj, shkroi presidenti Stevo Pendarovski në Facebook, pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Nikolla Tupançeski.

“Me ministrin e Drejtësisë, Nikolla Tupançeski. kemi biseduar për reformat vijuese në fushën e shtetit juridik, duke përfshirë edhe reforma gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, në pajtim me prioritetet në kuadër të procesit eurointegrues. Reformat nevojiten jo vetëm për shkak të përmbushjes të kritereve formale për anëtarësim në BE, por edhe për shkak të besimit të qytetarëve në shtetin amë dhe institucionet e saj”, thotë Pendarovski.

Baby Boo