Kadare – Shaqiri, “provokojnë” nga SHBA


Shqiponja e bërë me duar, nuk mund t’u hiqet shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, të çfarëdolloj profesioni a statusi shoqëror qofshin.

Dhe kjo ka të bëjë me krenarinë e përkatësisë si komb, me asnjë provokim, apo më keq, shkelje të ndonjë rregulli ndërkombëtar, siç u mundua FIFA ta klasifikojë me gjobë këtë veprim të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në Botërorin e Rusisë, duke festuar golat e tyre ndaj Serbisë.

Kësaj radhe “provokim”i vjen nga SHBA, nga dy personalitete shqiptare në fushën e tyre: Besiana Kadare, ambasadorja e Shqipërisë në OKB, dhe Xherdan Shaqiri, ylli i kombëtares helvetike dhe lojtar i Liverpool, tashmë.

Të dy janë takuar gjatë një ceremonie në Nju Jork, duke pasur si “emërues të përbashkët” fotografin e shquar shqiptar në Amerikë, Fadil Berisha.

Baby Boo