ASKUSH NUK KA TË DREJTË TË VENDOSË PËR ÇËSHTJE TË SHTETIT TË MAQEDONISË PA SHQIPTARËT


Pjesëtarët e secilit popull mund të vendosin për çështje të kulturës, histirisë, gjuhës dhe identitetit kombëtar të tyre, por jo edhe për çështje të shtetit të përbashkët (edhe për emrin e tij), siç është Maqedonia, shtet edhe i shqiptarëve autoktonë dhe të tjerëve.

Pushtetarët dhe politikanët joshqiptarë të Maqedonisë nuk duhet të heqin dorë aq lehtësisht për çdo çështje lidhur me të djeshmen dhe të sotmen, përfshirë edhe periudhën antike dhe personalitetet e shquar të asaj periudhe siç është Leka i Madh, përballë presionit nga propaganda greke, si dhe nevoja e kompomiseve për shkak të integrimit të vendit në strukturat euroatlantike.

Nëse këtë e bëjnë vetëm në emër të popullit maqedonas është e drejtë e tyre, por askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të shtetit të Maqedonisë, i cili është shtet edhe i shqiptarëve autoktonë, para të cilëve grekët e sotëm duhet ta heqin kapelën edhe për pavarësinë e shtetit të tyre, të cilën ua kanë fituar më tepër shqiptarët, arvanitasit vendës, se vetë ata.

Nëse popujt sllavë kanë komplekse inferioriteti përballë grekëve të sotëm, këtë kompleks nuk e kanë shqiptarët autoktonë, edhe shqiptarët në Maqedoni, përballë lavdisë së rrejshme, historisë dhe kulturës së falsifikuar të grekëve të sotëm. Këtë të vërtetë duhet ta pranojnë edhe grekët edhe sllavët, jo për shkak të ndonjë kërcënimi apo frike, por për hir të së vërtetës historike.

(23.5.2018)

Baby Boo