Johnson: “Ukraina nuk është vetëm”


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha se shteti i tij duhet ta mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë. “Ky është vetëm fillimi”, tha ai pas takimit të liderëve të NATO-s.
Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar mbi 1,000 individë rusë dhe entitete dhe sipas Johson, këto janë sanksionet më të ashpra të Mbretërisë së Bashkuar.

“Mesazhi për Putinin është: Ukraina nuk është vetëm. Ne qëndrojmë me banorët e Kievit, Mariupolit, Lvivit dhe Donjeckut”, tha ai. Ai tha se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të dështojë në përpjekjet e tij për ta pushtuar Ukrainën.

Baby Boo