Shqetësim në fshatrat e Likovës! Për 3 ditë 24 raste pozitive dhe 3 të vdekur nga Covid-19


Në Kumanovë, fshati Mateç dhe Sllupçan janë dy fshatra me më shumë të prekur nga virusi korona. TV21 erdhi këtu për të parë se çfarë thonë banorët e këtyre dy fshatrave, por gjithashtu edhe autoritetet lokale shëndetësore”.

Në Sllupçan qytetarët janë të vetëdijshëm për neglizhencën për mbrojtje, e disa thonë se këto ditë kanë nisur të vetëdijesohen më shumë.

“Të themi të drejtën, këtu s’duhet t’i japim anë asnjërës palë. Respektim hiç nuk ka. Duhet edhe shteti me marrë masa. Me kalu një polici një herë andej, nëse thuhet se dënohet 20 euro për maskë, atëherë pse po prit të mos e dënosh?! Ne krejt kemi familje, nipa e stërnipa nëpër shtëpi, tash unë të bëhem shkaktar që ata të sëmuren? Kurrë jo!” Tha Atulla Abazi, banor i Sllupçanit.

“Tash për tash janë duke u mbajt rregulla më shumë se në orë policore, tash respektohet më shumë. Ata po mendojnë se është turp të testohesh, por nuk është turp. E bën testin, e di, izolohesh 14 ditë, më mirë është për fshatin të testohemi”, tha Behar Demiri, banor i Sllupçanit.

Baby Boo