Janeva: Hetimi për “Shkupi 2014” – kur do të konfirmojnë se ku kanë përfunduar të hollat


Derisa nuk i analizojmë të gjithë dokumentet dhe nuk konfirmojmë se ku kanë përfunduar të hollat buxhetore, tek të cilët persona fizike ose juridike janë derdhur, se nëse ata janë në Republikën e Maqedonisë ose jashtë dhe i cili i shfrytëzon, nuk do të hapim hetim për disa persona të caktuar të cilët janë drejtpërdrejt të involvuar në projektin “Shkupi 2014”, deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva.

Në konferencën “Shteti i robëruar – i ilustruar përmes rastit – ndërtimi i projektit ‘Shkupi 2014′”, të cilën sot e organizoi Transparensi Interneshënëll-Maqedoni, Janeva tha se në momentin kur PSP do të konsiderojë se ka dyshim të mjaftueshëm të bazuar për vepra të kryera penale nga persona fizik ose juridik, do ta hapin hetimin sepse, tha, punojnë në analiza të dëshmive dhe materialeve që i grumbullojnë në mënyrë ligjore.

PSP më shumë se dy vite zhvillon procedurë para-hetimore për “Shkupi 2014”, ndërsa indikacione për të kanë qenë bisedat telefonike dhe mënyra në të cilën është ndërtuar. Grumbullojnë, tha Janeva, dokumente për rrugën e të hollave nga Buxheti i RM-së dhe kanë grumbulluar një numër të madh të materialeve për fasada, monumente dhe ndërtesa dhe për vendime të ndryshe të Qeverisë për këtë projekt. Por problem është arkivimi dhe mënyra e seleksionimit të dokumenteve që është dashur të ruhen.

“Problem më të madh kemi në Komunën Qendër e cila dokumentet për furnizime publike për objekte dhe monumente të ndryshme nga ‘Shkupi 2014’ nuk i ka seleksionuar dhe kjo na paraqet problem i madh. Një pjesë e madhe e tyre janë dorëzuar në Arkivin e RM-së, pastaj janë kthyer në Komunën Qendër, e nuk dihet se ku ndodhen. Në periudhën e fundit gjetëm një numër të madh të materialeve të cilët kanë qenë të deponuar në Arkivin e RM-së të  paregjistruara. Tani i morëm në pronësinë tonë dhe për momentin  po i analizojmë”, tha prokurorja speciale.

Për shkak se janë në para-hetim, ajo nuk theksoi hollësi për “Shkupi 2014”, por tha se bëhet fjalë për projekt të filluar që në vitin 2007 dhe i realizuar në “mënyrë subtile dhe të organizuar” dhe ende, siç tha, ka pasoja nga vendimet që i kanë sjellë institucionet.

“Mundem vetëm të them se vendimet e nivelit më të lartë, në Qeverinë e RM-së, për një projekt të tillë i dukshëm në kryeqytet, janë sjellë vendime nën pikën të ndryshme, e jo nën pikë që u përkasin. Kamë pasur shumë kujdes strukturat e pushtetit se si të mos vijë deri në informim transparent të qytetarëve se çka me të vërtetë po ndërtohet. Bëhet fjalë për operacion të organizuar që e ka ditur se cili është qëllimi – të ndërtohen një numër i madh i objekteve dhe monumenteve për të cilat nuk ka pasur plan dhe program, por janë ndërtuar sipas programit politik të një partie politike”, tha Janeva.

Shtoi se të dobishme për PSP-në do të ishin raportet e Entit Shtetëror për Revizion, por që ato janë margjinalizuar, ndërsa e njëjta lidhur me marrjen e vendimeve, tha ajo, ka ndodhur edhe në Kuvend.

Baby Boo