21 vjetori ndodhitë e Gostivarit për kauzën shqiptare, dita e flamurit!


Rufi Osmani:

Është e vërtetë se ka pasur dhe ka dilema për arsyet e vërteta të tërheqjes sime nga skena politike. Arsyet e tërheqjes sime nga skena politike janë të disa natyrave: politike, shëndetësore dhe për shkak të ndërrimit të prioriteteve profesionale.

Para daljes sime nga burgu i Idrizovës ish-partia ime (PDSH) kishte bërë diferencimin e plotë ideopolitik të bazës sime politike në Gostivar duke filluar nga strukturat partiake, komunale dhe institucionet qendrore duke u prirë nga motoja të margjinalizohen të gjithë personat që ishin lojalë ndaj disidentit politik të Gostivarit.
Duke pasur mospajtime të thella konceptuale politike me udhëheqësit e kësaj partie edhe para ndodhive të Gostivarit dhe duke qenë i bindur se rikthimi im në këtë strukturë mund të kishte për pasojë margjinalizimin dhe “konsumimin e menaxhuar politik”, vendosa që të jem larg kësaj strukture politike që funksiononte si pronë private tërësisht e uzurpuar nga një ose dy persona. Përndryshe më duhet me këtë rast të theksoj se gjatë tërë kohës së të qenët në pozicione të një analisti të pavarur politik kam qenë në mënyrë të vazhdueshme i kërcënuar verbalisht nga njerëz primitivë dhe vulgarë të kësaj strukture politike.

Fillimi i kryengritjes së armatosur të vitit 2001 nuk mundej të më lente politikisht indiferent. Me iniciativën time dhe të njerëzve që vazhdonin të kishin besim në personalitetin tim themeluam fondin financiar vullnetar në nivel të komunës së Gostivarit. Krahas asistencës së konsiderueshme financiare pro kryengritjes së armatosur në mënyrë permanente takoja diplomatë nga më të ndryshmit dhe në mënyrë permanente manifestoja opinionit e mia publike gjatë vitit 2001 në mediat e vendit dhe të jashtme.

Fakti: Që nga ngjarjet tragjike të Gostivarit të vitit 1997 dhe pas daljes nga burgu i Idrizovës, ju vazhdoni të jeni jashtë proceseve politike në Maqedoni. Opinionit më të gjerë shqiptar nuk ia sqaruat arsyet e vërteta të abstenimit tuaj nga skena politike shqiptare?

“Përkundër faktit që kam pasur disa oferta joformale për nominim, si kandidat i BDI për deputet dhe më pas ministër, por nuk kam pranuar për arsye parimore të jem pjesë e ekzekutivit në krye me Branko Cërvenkovskin, njeriun që ekzekutoi krimin mbi qytetin tim në kohën kur unë isha njeriu i parë i tij”, theksonte në këtë intervistë ekskluzive për FAKTI-n në vitin 2004, ish-kryetari i komunës së Gostivarit, dr.Rufi Osmani.

Baby Boo