Ja sa është numri i infektimeve të reja Kovid në RMV


838 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa janë bërë 4078 teste. Nga numri i përgjithshëm 118 janë riinfektime. Jetën e humbën edhe 20 persona që të gjithë me sëmundje tjera shoqëruese.

Prej rasteve të reja gjysma janë në Shkup me 430, Veles 52, Manastir 42, Kumanovë 40, Tetovë 34, Prilep 33, Strumicë 23, Kavadar 22, Kërçovë 19, Negotinë 17, Ohër 16, Shtip 15, Gostivar 14, Gjevgjeli dhe Resnjë 12, Koçani 10, Radovish 9, Strugë 8, Dibër 7, Kriva Pallanka 4, Dellçevë, Valldnovë, Vinicë dhe Demir Hisar 3, Bogdanci 2, dhe nga 1 në Kratovë, Sveti Nikole Berovë, Krushevë dhe Pehçevë.

Nga gjithsej 838 rastet e reja, 118 janë riinfektime, ndërsa janë regjistruar edhe 1.140 pacientë të shëruar dhe 22 të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 292.660 raste, ndërsa prej tyre 275.948 janë shëruar dhe 8.891 kanë humbur jetën. Momentalisht ka 7.821 raste aktive.

Baby Boo