“Qiell blu” quhet djali i sapolindur i Afërdita Dreshaj


Mbrëmjen e kaluar, Afërdita Dreshaj dha lajmin më të bukur të jetës së saj.
Ajo solli në jetë vogëlushin e shumëpritur, duke u bërë nënë për herë të parë. Afërdita publikoi një foto, në të cilën shihet përkrah bashkëshortit, Jakub Kindl dhe të voglit të tyre.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Të njëtin imazh ka publikuar edhe bashkëshorti i saj, i cili ka shkruar: “Zemrat tona po shpërthejnë”.
“Revista Who” ka zbuluar emrin që Afërdita dhe Jakub kanë zgjedhur për të voglin. Ai është pagëzuar me emrin Sky Blue (Qielli Blu), si për t’i treguar të birit dashurinë e tyre të madhe nga qielli.

Në fakt, ngjyra Blu po përdoret shumë këto kohë në emrat e bebushëve, pasi edhe e vogla e Sarës dhe Ledrit, Poem Blu, u pagëzua me një emër të tillë.
Kujtojmë se para pak ditësh Afërdita u bë edhe hallë për herë të parë, pasi vëllai i saj u bë baba i një djali. Ai vendosi që të voglin ta pagëzonte me emrin Martin, që për familjen Dreshaj është shumë domethënës.

Babai i ndjerë i Afërditës quhej Martin, ndaj vëllai i saj e pagëzoi të voglin me këtë emër. Ndërkohë ne mezi po presim të mësojmë se çfarë emri ka përzgjedhur modelja shqiptare për djalin e saj.

Baby Boo