Rama: “Ibrahim Rugova, njeriu i madh i historisë së Kosovës”


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar sot në 16-vjetorin e vdekjes ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Rama e ka cilësuar atë njeriun e madh të historisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare”, shprehet Rama.
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Baby Boo