Ja sa ditë duhet të punojsh në Maqedoni për një iPhone


Mirëqenia apo standardi jetësor i një shoqërie matet me fuqinë blerëse apo me mundësinë që për pagën që pranojmë të blejmë gjëra të ndryshme për amvisëri. Një punëtor në Maqedoni duhet të punojë 19.5 orë për të mbushur rezervuarin e benzinës me 50 litra. Nga ana tjetër, një punëtori në Gjermani i nevojitet të punojë vetëm 5.5 orë për të mbushur të njëjtin rezervuar.

Gjithashtu nevojitet një kohë e madhe për të fituar një telefon luksoz celular në vendin tonë dhe në rajon në raport me perëndimin. Përderisa një qytetari në Maqedoni i nevojitet 76 ditë pune për blerjen e një iPhone, qytetarit të Luksemburgut me mirëqenien më të mirë në Evropë, i nevojiten vetëm tre ditë për blerjen e iPhonit. Njëherësh, dallimin e madh jo vetëm në paga, por edhe të çmimeve të artikujve të ndryshëm sidomos atyre ushqimor, por edhe të veshmbathjes që shpesh është më lirë se tek ne, e vërejmë të gjithë mërgimtarët por edhe familjarët që vizitojnë familjarët e tyre në shtetet perëndimore.

Në ndërkohë , në kushte kur akoma kemi 30 për qind të sëmurëve pozitiv, nga totali i qytetarëve që kryejnë testime për Covid-19, kemi mbyllje të pjesërishme të ekonomisë, shtrëngime të ndryshme të punës e kështu me radhë, është vështirë të mendohet për një hap më serioz për përmirësimin e gjendjes ekonomike në shtet, kur e gjithë Evropa lufton me pandeminë dhe zbutjen e pasojave ekonomike të saj.

Në pritje të uljes së shifrave në pesë për qind të të infektuarve nga totali i qytetarëve që kryejnë tamponin, në pritje edhe të efekteve të vaksinës, dhe uljes së ngarkesës së madhe të punës së kapaciteteve spitalore, të kthimit të normalitetit dhe fitimit të gjitha shërbimeve mjekësore për të cilat kanë nevojë pacientët, shpresojmë masat parandaluese do të japin efektin e tyre deri në fillimin e muajit mars. Edhe kjo krizë do të kalojë me të gjitha efektet e saja të padëshiruara në aspektin ekonomik, social, shëndetësor , financiar etj.

Mirëpo në vitin 2921 mund të presim edhe zgjidhje të problemeve me Bullgarinë, hapje të negociatave që do të ndodhin më herët apo më vonë, por edhe reforma që i bëjmë për të mirën tonë dhe jo për Brukselin. Në vitin e ardhshëm nuk duhet të lëmë anash një impenjim dhe angazhim më të madh për një rritje ekonomike që do të ndjejnë në xhepin e tyre një shtresë më e madhe e popullatës, apo krijimin e një bazamenti më të fuqishëm për diçka të tillë. Për një rritje ekonomike që mund të arrijë edhe 5-6 për qind nesër, por do të ketë pak dobi prej saj nëse atë nuk e prekin dhe e shijojnë shumica e popullatës, dhe nëse nuk e ul dukshëm varfërinë dhe rrit punësimin me paga për një jetë me ë dinjitet .

Recetat e suksesit të tigrave aziatik si Hong Kongu, Koreja e Jugut, Tajvani apo Singapori, ndoshta janë vështirë të realizueshme në Ballkan, për shkak të një mentaliteti dhe mendësie ndryshe, mungesës së disiplinës në këtë rajon etj. Mirëpo ia vlen të përkujtohemi se ato ndër të tjerash, kanë pasur katër faktor kryesor për një bum ekonomik. Krahas makro stabilitetit ekonomik që përfshin edhe borxhin e jashtëm , deficitin buxhetor, dhe kursin devizor, që pak a shumë edhe tek ne mbahet nën kontroll, ku borxhit kërkon një vëmendje më të madhe, ato kanë aplikuar edhe metoda që i njeh tërë bota. Ato janë një strategji e gjerë arsimore, stimulimi i eksportit dhe politika industriale.

Në fund, përvojat e suksesit ekonomik të tigrave aziatik tregojnë se edhe në mungesë të resurseve apo pasurive natyrore me politika të mençura industriale mund të arrihet që eksporti të jetë faktor kryesor i rritjes ekonomike, përkundër importit të lëndëve të para dhe eksportit të prodhimeve industriale. (koha.mk)

Baby Boo