Flet infermierja që publikoi fotografi me nënën e Thaçit


Infermierja Emina Zeqiri, ka reaguar pas publikimit nga portalet të një fotografie me nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila ishte në trajtim në spital për shkak të COVID-19.

Zeqiri tha se fotografia është bërë me lejen e nënës së presidentit.
Postimi i plotë:

Të nderuar miq dhe ju familjar, dje kam pasur nderin që të fotografohem me nënën e ish Presidentit Hashim Thaçi, ku i tregova për admirimin tim për familjen Thaçi, dhe shpreha dëshirën që ta bëjmë një fotografi se bashku, nëna e ish Presidentit ishte dakord dhe me leje të saj e postova me shumë gëzim për këtë mundësi, por i gjithë entuziazmi im sot mu rrënua pasi që disa portale tona të cilat pa pikë ndërgjegje dhe pa pikë turpi dhe pa lejen time, morën foton dhe e shpërndanë nëpër portale të tyre duke shkruar tituj të tmerrshëm dhe të rrejshëm lidhur me këtë fotografi.

Andaj isha e detyruar që të ju informojë se secilin nga ato portale do ta padis në Gjykatë dhe nuk do të ndalem deri sa të kërkojnë falje publike dhe ti tërheqin ato shpifje ndaj meje dhe ndaj nënës se z. Thaçit.

E tmerrshme është kjo çka është duke ndodhur vetëm për disa klikime të shkatërrohet jeta dhe karriera e dikujt dhe të njolloset një person, por unë nuk do të ndalem gjersa e vërteta të del. me respekt
Emina Zeqiri

Baby Boo