A ka të infektuar me lijën e majmunit? Flet Sali


Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali deklaroi sot se në vendin tonë akoma nuk është regjistruar asnjë rast me linjën e majmunëve.

Ndërkohë që përmendi edhe rritjen e rasteve me Kovid-19, por duke nënvizuar se situata nuk është alarmante.

“Sot do të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) dhe një nga pikat që do të diskutohet do të jetë edhe Linja e Majmunëve, tani për tani nuk kemi regjistruar asnjë rast tek ne dhe të theksoj se Instituti i Shëndetit Publik disponon me teste që janë valide për diagnostikimin e një virusi të atillë”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo