ITSHKSH: Nëna Tereze në fokusin e shtypit zviceran


Sot në ITSHKSH, në kuadër të manifestimit “Drita e Gonxhës” u promovua libri “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) i autorit Zef Noka.

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, tha se ky libër vjen si produkt i një pune përkushtuese të studiuesit Zef Noka, i cili pas një hulumtimi që ka bërë ka përzgjedhur shkrimet kryesore të gazetave zvicerane kushtuar Nënës Tereze. Ai tha se Zvicra, përpos si vend i njohuer me banka ku ruhen paratë e gjithë botës, ka ruajtur edhe një
thesar të çmuar në saje të raportimeve që kanë bërë gazetat zvicernae për Nënë Tereze.

Nëna Tereze , para se të njihej nga vet shqiptarët, ajo u njoh e u nderua nga të tjerët. Në Shqipërinë komuniste ajo ishte një “mollë e ndaluar”, kurse në Jugosllavinë titiste, Nëna Tereze trajtohej si një jugosllave me “origjinë shqiptare”, tha recenzenti i librit, Emin Azemi, i cili vuri në dukje se të ndodhur në mes të këtyre dy ekstremeve, shqiptarët endej dhe këndej Drinit, kishin perceptime të ndryshme mbi Nënën Tereze dhe për rrjedhojë kjo u manifestua edhe në vitet pasuese, kur figura e saj, dikund –dikund lartësohej , dikund –dikund mohohej fare.

“Ky lavjerrës që lëvizte në mendësinë publike të shqiptarëve nuk kishte arritur të formojë një perceptim të qartë e objektiv mbi këtë figurë emblematike që shkonte përtej kufinjve kohor e hapësinor.

Nevoja për ta njohur më mirë dhe për të komunkuar me gjithë ata që Nënën Tereze e trajtuan si personazh kronikash e intervistash gazetareske, u shoqërua nga nj shtytje e brendshme e disa intelektualëve shqiptarë në diasporë të cilët vendosën ura komunkimi në mes të mediave të huaja dhe publikut shqiptar.

Në këtë dipotri duhet shikuar edhe librin “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) e autorit Zef Noka, i cili pas një hulumtimi disa vjeçar dhe duke qenë një gjurmuse i pasionuar i arkivave zvicerane (bashkë me Albert Ramajn), ka arritur që për lexuesin shqiptar të sjell një kronologji autentike të shtypit të shkruar zvivceran mbi një gamë të gjerë aktivitetesh në Nënës Tereze në Zvicër dhe jashtë saj.

Autori, i udhëhequr nga një pedantëri admiruese ka bërë “një udhëtim në kohë”, duke shfletuar gazetat zvicerane, ku Nëna Tereze paraqitet me të gjitha nuansat e angazhimit dhe dinamikës, si një protagoniste aktive e ngjarjeve e udhëtimeve dhe si një figurë influente që krijonte aty për aty situata që ndikonin drejpërdrejt në jetën e
njerëzve.

Lexuesi pasi ta ketë bërë këtë “udhëtim në kohë”, do ta ketë të qartë se shtypi zviceran ka shërbyer si një regjistrues besnik i rrugëtimit jetësor të Nënës Tereze, kurse autori ia ka dalë të përzgjedh shkrimet
sipas një metodologjie të larmishme zhanrore, duke filluar nga lajmi, kronika, reportazhi e deri te komenti e intervistat e shumta”, nënvizoi Azemi.

Kryeredaktori i revitës “Drita” dhe famullitari i Prishtinës Don Fatmir Koliqi tha se libri “Raportimet e gazetave zvicerane për Nënë Terezën” (një udhëtim nëpër kohë) e autorit Zef Noka është një model i mirë se si duhet studiuesit t’iu qasen mediave të cilat kanë shkruar për Nënë Tereze. Ai me këtë rast përmendi disa korifej të mendimit që kishin shkruar për Nënën Tereze e që ishin botuar në revistën “Drita”.
Don Fatmir Koliqi e përgëzoi autorin Zef Noka për angazhimin dhe përkushtimin, duke shtuar se kjo gjeneratë e studiuesve duhet mbështetur.

Baby Boo