Himarë/ Gjendet një person i vrarë me kallashnikov, policia reagon për ngjarjen (Emri)

Viktima është Ylli Luçaj ., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Baby Boo

Sipas policisë, Ylli Luçaj , në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit. Ndërkohë burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima është vrarë me kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen

Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.