Irani përdor vaksinat për të treguar fuqi…


Irani thotë se aftësia e tij për të bërë vaksina kundër koronavirusit tregon se i mjafton vetvetja shkruan REL.
“Ashtu siç u detyruam të prodhojmë raketa vetë ne prodhuam edhe vaksinë kundër koronavirusit”, tha më 15 mars ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ISNA.

Vaksinat e Iranit kundër koronavirusit janë ende duke iu nënshtruar provave dhe nuk kanë marrë ndonjë miratim zyrtar.Për më tepër Irani tashmë ka blerë vaksina nga Rusia Kina dhe India. Autoritetet atje thonë se punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata me sëmundje kronike aktualisht po imunizohen me vaksinën ruse Sputnik V.

Një vaksinë e Iranit rreth së cilës kanë dalë disa detaje quhet Fakhra. Ky emër vjen nga shkencëtari i ndjerë bërthamor Mohsen Fakhrizadeh i cili është vrarë afër Teheranit në muajin nëntor. Fakhra raportohet se është zbuluar për herë të parë të martën ranian të Shëndetësisë Saeed Namaki.

Ministri u zotua se Irani së shpejti do të bëhet “udhëheqës botëror” në prodhimin e vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi. Njëri nga dy djemtë e Fakhrizadehut Hamed Fakhrizadeh u bë vullnetari i parë që mori dozën e vaksinës Fakhra e cila u prodhua nga Organizata e Inovacionit dhe Kërkimit Mbrojtës e Ministrisë së Mbrojtjes.

Baby Boo