Frika nga “Çmenduria Trump” demokratët po provojnë t’ia heqin kodet nukleare nga duart


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nancy Pelosi, i’u është drejtuar me një letër kongresistëve demokratë ku ka kërkuar që të krijojnë një shumicë në Kongres për t’ia pamundësuar presidentit Donald Trump përdorimin e kodeve nukleare edhe për ditët që i kanë mbetur në krye të shtetit më të fuqishëm në botë, shkruan Gazeta Express.

“Parandalimi i një Presidenti të sëmurë mendërisht nga Përdorimi i Kodeve Bërthamore: Këtë mëngjes, unë fola me Kryetarin e Shefave të Shtabit Mark Milley për të diskutuar masat paraprake në dispozicion për parandalimin e një presidenti të paqëndrueshëm të fillojë ndërhyrje ushtarake ose të ketë çasje në kodet nukleare dhe urdhërimin e një sulmi bërthamor. Gjendja e këtij presidenti të sëmurë mendërisht nuk do të mund të ishte më e rrezikshme dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur popullin amerikan nga sulmi i tij i pabaraspeshuar ndaj vendit tonë dhe demokracisë sonë.”, thuhet në letrën e Nancy Pelosit drejtuar kolegëve të saj.

Pelosi ka kërkuar nga zëvendëspresidenti Mike Pence që të vihet në lëvizje dhe të aktivizojë Amendamentin e 25-të të Kushtetutës me anë të të cilit Trump do të shpallej si i paaftë për të udhëhequr me postin e presidentit dhe në vend të tij do të vinte zëvendëspresidenti Pence, por që ky i fundit ende nuk është përgjigjur në kërkesat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve

Baby Boo